Basha optimist pas fitores së Mitsotakis: Shembull frymëzues për ndryshim dhe në...

Basha optimist pas fitores së Mitsotakis: Shembull frymëzues për ndryshim dhe në Shqipëri

38
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka përshëndetur fitoren Kyriakos Mitsotakis në zgjedhjet e përgjithshme të Greqisë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha uroi homologun e tij të qendrës së djathtë në Greqi për rezultatin e arritur në zgjedhje dhe shkruan se kjo fitore shërben si shembull i ndryshimit dhe vlerave demokratike në Shqipëri.

“Urime @kmitsotakis dhe @neademokratia për fitoren e tyre bindëse! Vota e sotme shënjon një fillim të ri për Greqinë dhe vendos një shembull frymëzues për ndryshim dhe triumfin e vlerave demokratike në Shqipëri dhe pjesën tjetër të rajonit!”, shkruan Basha në Twitter.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY