Samiti o Poznanit, Shqiperia eshte shkretuar

Samiti o Poznanit, Shqiperia eshte shkretuar

81
0
Shares

Ish deputeti i PD, Agron Shehaj tha sot se samiti i Poznanit i vendeve të Ballkanit Perëndimor e rikonfirmoi izolimin ekonomik dhe politik të Shqipërisë.

” Shqipëria dhe Koreja e veriut janë të vetmet vende në botë që nuk kanë patur investime të huaja në këto 6 vite”, tha Shehaj.

Deklarate e Shehaj:

Ekonomikisht, Sot Shqipëria është më e izoluar se kurrë ndonjëherë gjatë 30 viteve të fundit.

Sot Shqipëria është vendi më i izoluar nga tregu dhe ekonomia europiane.

Praktikisht jemi vendi më i papërgatitur në Evropë për t’u bërë pjesë e tregut të përbashkët europian.

Samiti i Poznanit i vendeve të Ballkanit Perëndimor e rikonfirmoi izolimin ekonomik dhe politik të Shqipërisë dhe paaftësinë e vendit tonë për të qenë pjesë e ekonomisë europiane.

Shqipëria nuk mori asgjë nga ky samit, asnjë qindarkë dhe asnjë mbështetje ekonomike.

Të gjitha vendet e tjera të Ballkanit morën dhjetra e qindra miliona euro falas, kurse Shqipëria mori një foto me të cilën mburret Kryeministri në Facebook.

Është e njejta histori që përsëritet në të gjitha takimet e Procesit të Berlinit.
Shqipëria shkon e papërgatitur, pa projekte dhe propozime.
Shqipëria shkon si vendi më i korruptuar në Evropë

Shqiëpria shkon si vendi me një qeveri të kapur nga krimi.

Korrupsioni dhe lidhjet me krimin janë arsyeja pse BE nuk i jep Shqipërisë asnjë qindarkë.

Para katër muajsh, Komisioni i Buxheitit te Parlamentit Europian deklaroi se:

“Shqiëpria nuk ka asnjë kapacitet për të thithur më shumë fonde të BE-së se sa asistenca teknike që mer aktualisht dhe pandaj BE nuk duhet të rrisë fondet për Shqipërinë”

Ekonomia është katastrofa më e madhe e qeverisjes së rilindjes.

I vetmi projekt ekonomik i Edi Ramës ka qenë vënia nën kontroll e të gjithe ekonomisë së vendit.

Të vetmet politika ekonomike të qeverisë kanë qenë grabitja dhe privatizimi de fakto i pasurive të Shqiëprisë në duart e Edi Ramës dhe një grushti klientësh të tij.

Koncesionet kanë patur vetëm qëllimin e grabitjes së pasurive dhe pronave publike.

Kontratat publike kanë patur vetëm këtë qëllim.

Ligjet ekonomike, që nga ligji i invesitmeve strategjike, tek ai i Korporatës së Investimeve, tek ai për shitjen e pronave publike e deri tek ligjet special si ai i teatrit kanë patur qëllim vetëm grabitjen e Shqiëprisë

Për ta realizuar këtë plan Edi Rama ka qenë i interesuar për izolimin ekonomik të Shqipërisë

Që të mos ketë trysni nga kompanitë dhe qeveritë e huaja, në mënyrë të qëllimshme EdI Rama e ka izoluar ekonomikisht Shqiëprinë nga bota, duke mbajtur larg projektet e huaja dhe investitorët e huaj.

Shqipëria dhe Koreja e veriut janë të vetmet vende në botë që nuk kanë patur investime të huaja në këto 6 vite.

Zero investime të reja ka marrë Shqiëpria nën qeverisjen Rama.

Qeveria ka mbajtur larg çdo biznes të huaj për t’u përfshirë në Shqipëri.

Miliarda euro koncesione janë dhënë por asnjë prej tyre nuk i është dhënë ndonjë kompanie të huaj.

Të gjitha u janë dhënë kompanive të klientëve të qeverisë, pa asnjë kapacitet dhe përvojë.

Nga ana tjetër, qeveria qëllimisht ka nxitur largimin e investitorëve perendimorë duke i zëvendësuar ata me lindorë ose vendas.

Nga Deutsche Telecom dhe T-mobile tek Sheratoni, tek bankat më të rëndësishme franceze dhe kompanitë farmaceutike më të mëdhaja në botë jane larguar.

Të gjithë janë zëvendësuar me investiroë lindorë osë shqiptarë.

Nga bregdeti Tek nafta, kromi dhe pasuritë nëntokësore
Tek aeroportet, portet dhe rrugët kombëtare
Tek shëndetësia dhe arsimi
Cdo gjë është vënë nën kontroll nga një grusht klientësh të qeverisë
Të cilët janë biznesmenë grabitqarë që vetëm vjedhin, nuk krijojnë dhe nuk prodhjojnë.

Në vend të mundësive Edi Rama u afroi shqiptarëve si mdoel ekonomik
Drogën.

Ekonomia e drogës po mbizotëron në tregun vendas.
Po furnizon ndërtimet e shumta pa efikasitet ekonomik
Po mbështet lluksin e shfrenuar

Droga po shkatërron strukturën ekonomike të vendit
Ekonomia shqptare tashmë bazohet në grabitjen dhe paratë e pista.

Rezultati i kësaj katastrofe ekonomike Të Edi Ramës Është mungesa e mundësive ekonomike
Mos krijimi i vendeve të reja të punës, Papunësia dhe varfëria për qytetarët shqiptarë.

Nga mungesa e mundësive Shqiptarët po largohen nga vendi, po ikën veçanërisht rinia , profesionistët, Mjekët, inxinjerët
Po ikin zanatçinjtë, Teknikët, elektricistët, marangozët

Ky shkretim i Shqëiprisë nga njerëzit Po e thellon prapambetjen ekonomike dhe varfërinë e vendit.
Rrëzim i këtij modeli ekonomi eshtë prioritet kombëtar.

Partia demokratike i fton të gjtihë shqitarët, të protestojmë nesër së bashku
Edhe kudër varfërisë
Edhe kundër shkatërrimit ekonomik
Për një Shqipëri të mirëqenies dhe mundësive për të gjithë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY