Kryetarja e LSI flet për shëndetin dhe tregon sëmundjen e rëndë

Kryetarja e LSI flet për shëndetin dhe tregon sëmundjen e rëndë

95
0
Shares

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ishte e pranishme në protestën e shtatë të opozitës, më 2 qershor, ndërsa mungesa e saj nuk kaloi sigurisht pa u vënë re.
Ajo tregoi vetë, me një status në facebook, se kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale.

Ndërsa sot, e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Kryemadhi tha se ka parandaluar sëmundjen e kancerit në qafën e mitrës dhe se kishte pesë vite që e mbante nën vëzhgim atë.
Kryetarja e LSI-së, i bëri thirrje edhe vajzave që të bëjnë vaksinën kundër këtij kanceri.

“Tani ndjehem shumë mirë, por i bëj thirrje vajzave të reja, që edhe pse sot nuk janë në mundësitë, por duhet të bëjnë vaksinat për kancerin e qafës së mitrës. Kalova një proces të vështirë shëndetësorë. Kisha 5 vite që e mbaja nën vëzhgim. Kalova një proces shumë të vështirë, por gjithçka shkoi mirë falë edhe mjekëve që ishin të jashtëzakonshëm.

Më kërkuan të bëja një ndërhyrje emergjente pasi ishte e pamundur të mbahej më nën kontroll dhe mund të kishte komplikime. E bëra jashtë vendit, në një shtet të BE-së sa 1/3 e çmimit në Shqipëri dhe garanci më të madhe. Më vjen zor ta them pasi unë i respektoj shumë mjekët shqiptarë, por e bëra në një spital shëndetësor dhe nuk kam paguar më shumë se 6500 euro, kur në Shqipëri kushtonte 20 mijë euro”, ka thënë Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY