Vodhi kompaninë, zbulohet aktiviteti i paligjshëm i të riut në Tiranë

Vodhi kompaninë, zbulohet aktiviteti i paligjshëm i të riut në Tiranë

63
0
Shares

Eshte ndaluar një 29- vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Policia ne Tiranë njofton se i riu ishte shpallur ne kerkim, pasi ishte pikasur te kryente aktivitet te paligjshem me aplikacione duke vjedhur kompaninë ku punonte.

Seksioni i Krimit Ekonomik Financiar pranë DVP në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaluan shtetasin në kërkim.

– F. P., 29 vjeç banues në Berat.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur urdhërin e ndalimit për të më 19.02.2018 për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”

Shtetasi i sipërpërmendur, në bashkëpunim me nëntë shtetas të tjerë, të ndaluar më parë, ka siguruar të ardhura monetare nga ky aktivitet i paligjshëm, duke kryer aktivitetin e kundraligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonie celulari (jashtë shtetit Itali),së bashku shtetasit kanë përdorur aplikacione dhe platforma të kundraligjshme realizuar në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në postet përkatëse të punës që kanë kryer pranë një kompanie Call-Center në Tiranë, dhe duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar ksaj kompanie.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme”,-sqaron policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY