Basha:Beteja vazhdon , nuk ka kthim pas

Basha:Beteja vazhdon , nuk ka kthim pas

34
0
Shares

Ne nje prononcim per mediat Kryetari I Partise Demokratike Z.Lulzim Basha njoftoi se do te fillojne protestat.

Ai theksoi se Beteja vazhdon edhe me e forte, nuk ka kthim pas, e henen protesta e madhe kombetare

PRONCIMI PËR MEDIAN I KRYETARI TË PD LULZIM BASHA

Pyetje: Zoti Basha, keni pasur dy takime me kryetarët e bashkive dhe kryetarët e degëve të PD. A ka një vendim në lidhje me lënien e zyrave nga kryebashkiakët tuaj dhe a u vendos një datë për protestë?

Basha: Dua të falendëroj nga zemra edhe njëherë mbi 85 përqind të shqiptarëve që refuzuan diktaturën, farsën e Edi Ramës me 30 qershor.

Dua ti ftoj të gjithë këta qytetarë dinjitozë të Shqipërisë europiane, nëna e baballarë, të rinj e të reja, prindër e bijë nënash shqiptarë, të na bashkohen ditën e hënë në orën 20.00 në një protestë të madhe kombëtare për të qëndruar të bashkuar me mirënjohje të thellë, me besim tek vetvetja dhe tek njëri-tjetri dhe për të vazhduar të vendosur, pa asnjë hap pas betejën tonë për çmontimin e diktaturës, për demokracinë, për Kushtetutën, për lirinë, fëmijët, familjet tuaja dhe të ardhmen e Shqipërisë Europiane.

Të gjithë bashkë ditën e hënë në orën 20.00 në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY