Tragjedia në familje, shkaku pse ndërroi jetë fëmija 16-muajsh

Tragjedia në familje, shkaku pse ndërroi jetë fëmija 16-muajsh

112
0
Shares

Një fëmijë 16-muajsh ndërroi jetë teksa po shkonte rrugës për në spital. Shkaku i vdekjes së fëmijës mësohet të jetë bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga një kokërr qershie.

Burime mediatike bëjnë me dije se familja pakistaneze kishte mbetur në trafik për minuta të tëra në rrugën që të shpie drejt urgjencës pediatrike dhe asnjë automjet nuk hapte rrugën.  Kjo detyroi që dy prindërit t’i drejtohen për ndihmë patrullës së forcave Shqiponja.

Vetëm pasi automjeti i policisë ka ndezuar fenelinat është mundësuar hapja e rrugës por më kot.

Burime nga QSUT pohojnë se fëmija ka mbërritur pa shenja jete në urgjencë. Prindërit e fëmijës me origjinë pakistaneze jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY