Shqiptari kapet me 2 mln euro kokainë në Firence. Arrestohet sapo po...

Shqiptari kapet me 2 mln euro kokainë në Firence. Arrestohet sapo po dilte nga…

97
0
Shares

Ai kishte 15 kg kokainë në garazhin e tij në rrugën “Felice Fontana” në Firence.

Në pranga përfundoi mëngjesin e sotëm një 48 vjeçar shqiptar.

Karabinierët sekuestruan rreth 60 mijë euro, 10 mijë paund dhe një pistoletë gjysmë automatike dhe një makinë e përdorur për zhvendosjen e drogës.

Mediat lokale italiane shkruajnë se shqiptarit do t’i jepte një fitim prej rreth 2 mln euro nëse sasia e drogës do të shitej në tregun me pakicë.

Sipas karabinierëve, 48 vjeçari me qëndrim të rregullt në Itali, por pa rakorde kriminale të mëparshme.

Shqiptari jetonte prej 22 vitesh në Firence. Ai u arrestua këtë mëngjes rreth orës 6 kur po largohej nga garazhi.

Makina e 48-vjeçarit shqiptar ishte e pajisur me një hapësirë ​​të fshehur për transportin e drogës, i vendosur mes dy sediljeve të para.

Arrestimi i tij erdhi pas disa raporteve të qytetarëve, të cilët lajmëruan për lëvizje të dyshimta rreth garazhit.

Shqiptari kishte edhe një armë të kalibrit 7.65, prodhim serb.

Atij ju sekuestrua edhe rreth 1 kg pluhur i bardhë, materiale për paketimin e drogës, peshore elektronike si dhe një peshore elektronike.

Shqiptari u transferua për në burgun Sollicciano.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY