Deklarata e fortë e Vokshit: Kemi prova dhe fakte për manipulimin e...

Deklarata e fortë e Vokshit: Kemi prova dhe fakte për manipulimin e votimeve

57
0
Shares

Albana Vokshi paralajmëroi publikimin e fakteve të rënda që provojnë se si është manipuluar procesi i votimit monist të ditën e dielë.

Gjatë një bisede në studion e News 24, ajo tha se kjo çka po thuhet dhe evidentohet në media vërteton atë çka PD kishte kohë që e thoshte, që ishte një farsë elektorale.

Duket se Rama s’e ka mbajtur dot nën kontroll vjedhjen dhe manipulimin masiv të votave. Falenderoj me mirënjohje të madhe të gjithë demokratët që refuzuan të marrin pjesë në votimet, jo zgjedhjet e 30 qershorit. Falënderoj edhe socialistët e ndershëm që nuk votuan për sektin rilindas që Rama po mundohet prej vitesh tja imponojë PS. Falenderim edhe për ata të paparti e të tjerët që përbëjnë 85 % të shquiptarëve që u thanë jo votimeve moniste.  Mirënjohje e pafund.

Së dyti, ne kemi qenë në terren, duke krijuar grupe pune ashtu si do të ishim në një ditë normale zgjedhjesh në Shqipëri. Kemi monitoruar që hapjen e qendrave të votimit e deri tek mbyllja e të fundit qendër, kemi regjistruar të gjitha parregullsive, paligjshmëritë, presionet që i janë bërë administratës publike, shitblerjet, numrat e shtuar nga KZAZ e më pas KQZ, që vijon të veprojë si kamikaze politike e Edi Ramës. Kemi faktuar çdo parregullsi dhe paligjshmëri. Ne si PD do ti bëjmë evidente të gjitha parregullsitë dhe fajtorët duhet të shkojnë para ligjit, cilido qoftë. Duhet të shkojnë para ligjit, përndryshe asnjëherë tek ne s’do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme”, deklaroi Vokshi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY