A do të njihen zgjedhjet?OSBE jep vlerësimet ditën e sotme

A do të njihen zgjedhjet?OSBE jep vlerësimet ditën e sotme

89
0
Shares

Nëse këto zgjedhje do të njihen apo jo kjo do të kërkoja pak kohë. Teksa procesi i numërimit është drejt fundit, gjatë ditës së sotme pritet të ketë zhvillime të tjera, ku në lojë do të hyjnë ndërkombëtarët.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore në Tiranë do të mbajnë konferencë për shtyp sot në orën 15:00. Shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glove do të paraqesë gjetjet dhe përfundimet paraprake mbi mënyrën e zhvillimit të procesit zgjedhor më 30 qershor.

Glover do japë një vlerësim zyrtar të procesit zgjedhor, standardet për zgjedhjet demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar.

Kujtojmë se Misioni vëzhgues i Zyrës së OSBE-së përbëhet nga 174 vëzhgues nga 33 vende të ndryshme.

Ky është i vetmi grup ndërkombëtar vëzhgimi në terren në Shqipëri që monitoroi zgjedhjet e së dielës pas anulimit të vëzhguesve nga ana e Këshillit Evropian në moment të fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY