PD publikon falsifikimin e shifrave te pjesemarrjes ne votime

PD publikon falsifikimin e shifrave te pjesemarrjes ne votime

46
0
Shares

Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore, Ivi Kaso, tha sot pasdite se Ps dhe KQZ po manipulojne shifrat e pjesemarrjes ne votime.

”Ndersa KQZ deklaroi se pjessmarrja ishte 12 % ne oren 11.00, faktikisht ajo ishte vetem 6 %. Nderkohe ne oren 15.00 kur KQZ raportoi per rreth 15% pjesemarrja, faktikja ishte jo me shume se 10%”, tha Kaso.

Sekretari i PD tha se shifrat jane llogaritur nga numerimi nje per nje i votuesve ne te gjithe vendin pavaresisht se ka votues shetites.

Deklarata e Kasos:

• KQZ gënjen: Pjesmarrja 10% deri në orën 3 pasdite.

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJE ZGJEDHORE NË PD, IVI KASO

Operacioni më i madh që po kryen Edi Rama gjatë gjithë ditës së sotme është falsifikimi i pjesëmarrjes në votimet e tij njëpartiake dhe të paligjshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në krye të këtij operacioni manipulimi, duke mashtruar shqiptarët dhe partnerët për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar.

Nga monitorimi i të gjitha qendrave të votimit, ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi deri në orën 11 ka qenë 6 përqind dhe jo 12 përqind sic raportuan kamikazët e KQZ.

Pjesëmarrja faktike deri në orën 3 pasdite është 10 për qind.

Partia Demokratike paralajmëron kamikazët politikë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të mos i shkojnë deri në fund planit për falsifikimin e pjesëmarrjes.

Lojërat e pista me telefona të prishur nxjerrin zbuluar paligjshmërinë e kësaj KQZ-je me 4 anëtarë të PS në shkelje të ligjit.

Arsyeja se pse KQZ nuk evidenton, ndalon dhe raporton shkeljet flagrante të ligjit, që nga votuesit shëtitës që votojnë disa herë, deri tek komisionet e votimit me nga 1 anëtarë që mbushin kutitë e votimit, që nga votimi në grup deri tek votimi i hapur, raste të gjitha të denoncuara nga media, është sepse KQZ-ja është një vegël e paligjshme në duart e Edi Ramës dhe në shërbim të farsës së gatuar prej tij.

Megjithëse vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron dhe vetë shpall rezultatin, paniku i Edi Ramës duket qartë. Asgjë dhe askush nuk mund ta fshehë braktisjen dhe refuzimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY