Mbahen sot votimet monopartiake, Braçe dhe Ruçi të parët që hedhin votën

Mbahen sot votimet monopartiake, Braçe dhe Ruçi të parët që hedhin votën

185
0
Shares

Që me të hapur qëndrat e votimit, të parët që nuk kanë vonuar të votojnë kanë qënë zv.kryeministri Erion Braçe dhe Kreu i Parlamentit Gramoz Ruçi.

Ruçi theksoi se dhe pse po mbahen votime njëpartiake, kjo nuk do të thotë se po rikthehet diktatura. Pyetjes se çdo të ndodhë nesër, Ruçi iu përgjigj duke thënë se do të jetë një ditë normale.

“Nesër do vazhdojë një ditë normale. Nuk do të mbarojë me këto zgjedhje.”

Ndërsa, Braçe i pyetur nga gazetarët nëse i delegjitimon zgjedhjet një pjesëmarrje e ultët e qytetarëve, u përgjigj “Zgjedhjet i delegjitimon mungesa e standardit. Në rast se procesi nuk administrohet mirë nga të gjithë njerëzit që janë këtu. Ju bëj thirrje komisionerëve të zbatojnë ligjin. Komisioneret duhet të jenë në lartësinë e detyrës. Ta ndalojnë votimin familjar.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY