FOTO/Nuk e fshehin më, Jonida Maliqi dhe Bora Zemani kapen mat me...

FOTO/Nuk e fshehin më, Jonida Maliqi dhe Bora Zemani kapen mat me të dashurit binjakë

725
0
Shares

Edhe pse e mohojnë kategorikisht se janë në lidhje të reja, Jonida Maliqi dhe Bora Zemani janë parë se fundmi shumë shpesh në shoqërinë e dy binjakëve  të njohur Romeo dhe Donaldo Veshajt.

Daljet e tyre publike kanë bërë që papacarët të interesohen për të shkrepur sa më shumë momente të tyre. Ato janë fotografuar së fundmi nga “Pamfleti” në një nga restorantet e kryeqytetit përkrah vëllezërve binjakë Veshaj.

Katërshja  është pikasur në publik fill pas pohimit të Jonida Maliqit  se ndihej e lumtur momentalisht, po nuk e aprovoi nëse shkaku i saj ishte Romeo. Ndërsa ky reagim nga ana e këngëtares erdhi pak ditë pasi qarkulloi në rrjet një video ku dyshja shihej duke shkëmbyer puthje dhe përqafime brenda në një pishine.

Përsa i takon lidhjes së dashurisë të Bora Zemanit dhe Donaldo Veshajt, moderatorja e mohoi pak kohë më parë kategorikisht ekzistencën e saj. “Nuk ka asgjë të re në jetën time. Kur të ketë diçka do e merrni vesh, por për momentin jam vetëm”-u shpreh Zemani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY