Data e re e zgjedhjeve, reagon sërish Rama

Data e re e zgjedhjeve, reagon sërish Rama

75
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me  datën e re të zgjedhjeve vendore, e cila u caktua sot nga Presidenti i Republikës.

Rama e ka krahasuar Metën me Haxhi Qamilin, ndërkohë që thotë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk i vret data e re.

Haxhiu, ai i pari, Qamili pra, mbante në xhep një vulë, e cila ishte një togëz rripi që trimat e tij e kishin plaçkitur, mes shumë sendesh të karvanëve tregtare.

Mbi të shkruhej greqisht “Kompani kafeje Export-Import” dhe dekretet e Haxhiut vuloseshin me të, pa e ditur as ai vetë ç’shkruhej mbi të!

Ndërsa Haxhiu tjetër, Salvatori ynë Qametaj ose ndryshe, Presidenti ynë në shkarkim e sipër, e di çfarë shkruhet mbi Vulën e Republikës, po s’di hiç çfarë bën me dekretet për llogari të Saliut, Lulit e Monikës.

Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot dhe data e re e Baba Xhikes është një arsye e fortë më shumë, për të votuar të dielën, më 30 QERSHOR; qetësisht e vendosmërisht, si shqiptarë pa dallim e as ngurrim, kundër karnavaleve të politikës pa din e as iman”, thekson Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY