30 Qershori/Parashikimi i Vasilit: Gjynah vërtet…shumë zyrtarë do shkojnë në burg

30 Qershori/Parashikimi i Vasilit: Gjynah vërtet…shumë zyrtarë do shkojnë në burg

44
0
Shares

Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili e ka parashikuar se çfarë pritet të ndodhë pas gjithë ketyre zhvillimeve të fundit politike.

Vasili shkruan në “Facebook” se çdo veprim dhe vendim që ka lidhje me zgjedhjet është i paligjshëm. Sipas tij, shumë zyrtarë nga KQZ, KZAZ, etj, do të shkojnë në burg për çmendurinë e Edi Ramës.

Postimi i Vasilit:

Gjynah vertet per kaq njerez nga KQZ,KZAZ etj, qe do shkojne ne burg per Edi Ramen!! Ne 30 qershor nuk ka zgjedhje. Zgjedhjet jane anulluar nga Presidenti i Republikes dhe ato nuk ekzistojne ne 30 qershor.

Cdo vendim dhe veprim qe ka lidhje me zgjedhjet,qe nga KQZ,KZAZ e deri te parate qe po shpenzohen per zgjedhjet jane te paligjshme. Kushdo qe ka firmosur cdo dokument apo shpenzim zgjedhor do te shkoje ne burg.

Pra do te shkojne ne burg per cmendurine e Edi Rames, sepse Dekreti i Presidentit eshte atje i ligjshem dhe i detyrueshem per zbatim.

Askush nuk i mbron dot keta nga ligji dhe denimi i sigurte sepse shkelja e ligjit eshte kaq e qarte,por edhe kaq flagrante deri ne kufijte e idiotesise.

Edi Rama nuk ka firmosur asgjekundi qe te mos mbaje pergjegjesi. Ai do ti shese edhe keta sic ka bere me te gjithe te tjeret.

Edi Rama e di shume mire qe 30 qershori nuk ekziston dhe eshte i paligjshem, prandaj edhe nuk eshte ankuar ne asnje gjykate as brenda as jashte vendit.

Gjynah vertet qe gjithe keta njerez do te shkojne ne burg dhe aq me shume per Edi Ramen

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY