FOTO/Ja mënyra si socialistët do të sigurojnë votën, dalin urdhrat dhe...

FOTO/Ja mënyra si socialistët do të sigurojnë votën, dalin urdhrat dhe formularët për administratën

119
0
Shares

Kryeministri Edi Rama dhe partia e tij nuk tërhiqen nga data 30  Qershor, duke mos i dalë kundër vetëm dekretit të Metës, por në fakt Kushtetuës.

Socialistët do të zhvillojnë zgjedhje njëpartiake, dhe për këtë kanë filluar të marrin të gjitha masat që nevojiten, duke mos i shkaktuar vetes asnjë pengesë.

Po qarkullon një foto e disa formularëve të shpërndarë që bëjnë fjalë për një të ashtuquajtur sistem patronazhi, që duket se është gjetja e përdorur nga socialistët për të bërë identifikimin e zgjedhësve dhe garancinë për votën.

Në formular janë vendosur element si për emrin e personit të patronazhit, tek emrat e votuesve, me qendër votimi e deri te vendi ku do të takohen për të “shmangur deklarimet fiktive”.

Poshtë formularit ka saktësime të tjera, të tipit “patronazhuesi që plotëson formularin garanton dhe mban përgjegjësi që personat e listuar, pra votuesit, do të paraqiten për të votuar më 30 qershor. Patronazhues mund të jenë që nga drejtues të strukturave të PS, drejtues institucionesh, persona influentë në zona, apo persona që quhen të spikatur”.

Mesa duket kjo është mënyra që PS ka gjetur për të detyruar punonjësit e administratës ti sherbëjnë partisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY