DETAJE/Vrau gruan, autori me precedent penal, lidhja e të vëllait me ngjarjen...

DETAJE/Vrau gruan, autori me precedent penal, lidhja e të vëllait me ngjarjen e rëndë

727
0
Shares

Ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës, i mori jetën një gruaje. Lavdosh Sulo vrau gruan e tij me levë duke e masakruar.

DRONI.al mëson se Sulo në vitin 2012 ka qenë proceduar për dhunë në familje. Çifti kishte grindje të shpeshta në familje. Pikërisht këto ngjarje kulmuan me aktin e tmerrshëm të ditës së sotme, ku 56-vjeçari vrau 44-vjeçaren.

Çifti Sulo ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, ndërsa shkak i konflikteve të shpeshta që çuan deri në vrasjen e gruas nga të dhënat e para mësohet se ka qenë xhelozia. Familjarët e 44-vjeçares janë tronditur nga lajmi.

Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në fshatin Babicë, ku burri e ka mbytur të shoqen me duar dhe më pas e ka goditur në kokë dhe në fytyrë duke i shkaktuar plagë të shumta.

Më pas vetë 56-vjeçari ka lajmëruar dhe policinë, ndërsa është shprehur se e shoqja e tradhëtonte prej 5 vitesh. Autori i ngjarjes është vënë nën pranga, në kushtet e flagrancës, dhe është dërguar në komisariatin e Vlorës, ku do të merret më tej në pyetje.

Lidhur me tradhtinë, dyshohet se vëllai i Lavdosh  Sulës, ka kapur një person më herët, (për të cilin dyshonin se kishte marrëdhenie me viktimën) në tentativë për ta vrarë, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë. Kjo në një farë mënyre ka qënë dhe shenjë se ngjarja do te thellohej me tej.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY