Shtyhet sërish seanca për Shullazin e grupin, Gilmando Dani përplaset me gjyqtaren

Shtyhet sërish seanca për Shullazin e grupin, Gilmando Dani përplaset me gjyqtaren

64
0
Shares

Mungesa e gjyqtarëve është bërë shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë. Ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor kishte caktuar për plotësimin e treshes gjykuese, gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Arben Vrionin, gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se nuk mund të paraqitej për shkaqe shëndetësore.

Ndërkohë ka pasur një përplasje të një prej të akuzuarve me gjyqtaren. Mësohet se Gilmando Dani ka marrë fjalën në seancë dhe i është drejtuar gjyqtares Albana Boksi duke i thënë se nuk mund t’i gjykojë. “Si mund te jeni kaq e qetë, ju keni dhënë një vendim pro Ylvi Beqajt. Nuk mund të na gjykoni dhe ne?!”

Dani kërkoi që të rikthehen mbrojtësit e tyre dhe të mos jenë me avokatë kryesisht. Seanca e radhës do të jetë më 1 korrik ora 12:30.

Seancat për kete çështje janë shtyrë disa herë brenda një kohe të shkurtër.

Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg.

Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY