Shënohet viktima e 2-të, një tjetër pushues mbytet në Durrës

Shënohet viktima e 2-të, një tjetër pushues mbytet në Durrës

64
0
Shares
Pamje nga deti i Durrësit - Arkiv

Eshtë shënuar viktima e dytë brenda 24 orëve në Durrës. Mësohet se një pushues është mbytur mëngjesin e së hënës në plazhin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, në zonën e Plepave.

Raportohet se 60-vjeçari është nxjerrë i pajetë nga uji pak minuta më parë. Trupi i pajetë po transportohet drejt morgut, ndërsa nuk dihet ende identiteti.

Kjo është viktima e dytë brenda 24 orëve në plazhin e Durrësit, pasi mëngjesin e sotëm u nxor i pajetë nga ky plazh 31-vjeçari Doland Molla, i zhdukur mesditën e djeshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY