Nje pako postare nga India trondit ambasaden britanike ne Tirane

Nje pako postare nga India trondit ambasaden britanike ne Tirane

59
0
Shares

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranës është alarmuar mesditën e djeshme nga një pako e dyshimtë, që kishte mbërritur aty me postë. 

Duke qenë se asnjë nga punonjësit e personelit të selisë diplomatike nuk ishte në pritje të një poste të tillë, është lajmëruar menjëherë Policia dhe në vendngjarje kanë shkuar fillimisht shërbimet e Komisariatit nr.3. Më pas, vendi është rrethuar dhe forcat e specializuara janë paraqitur për të verifikuar pakon e dyshimtë.

Ngjarja u verifikua me seriozitet, duke mos përjashtuar mundësinë e ndonjë pakoje me lëndë plasëse, apo edhe helmuese. Për pasojë, forcat e Policisë bënë shpërthimin e kontrolluar, nga ku rezultoi një alarm fals, pasi bëhej fjalë vetëm për një qese brenda së cilës kishte çaj organik. Burime nga Policia thanë se pakoja ishte nisur nga India, por, sipas të gjitha gjasave, është dërguar gabimisht në ambasadën britanike.

Policia nuk dha asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me ngjarjen, megjithatë burimet konfirmuan se pakoja ka ngjallur jo pak panik në zonën pranë bllokut të ambasadave, mes Rrugës së Durrësit dhe asaj të Kavajës. NGJARJA Sipas burimeve nga Policia, rreth orës 13:30, një qese me çaj me mbishkrimin “Green sense organic” u dërgua përmes postës, në ambasadën e Britanisë së Madhe, që ndodhet në rrugën “Skënderbeg”.

Askush nuk ishte i sigurt se çfarë përmbante brenda kjo pako, për të cilën nuk kishte dijeni asnjë nga punonjësit e personelit, pasi nuk pritej asnjë postë. U desh ndërhyrja e forcave të specializuara të Policisë, që të mësohej se brenda pakos nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, pasi kishte vetëm çaj bimor, shkruan panorama.

Ngjarjen e konfirmoi edhe ambasada britanike, sipas së cilës, nisur nga rrethanat, ngjarja është marrë me seriozitet duke u ndjekur protokolli i zakonshëm dhe për këtë arsye është lajmëruar menjëherë Policia. Burimet policore thanë se për shkak të dyshimeve, se mund të bëhej fjalë për lëndë plasëse apo edhe për një pako me lëndë helmuese është ndërhyrë me shpërthim të kontrolluar.

Menjëherë pas shpërthimit, lënda është dërguar për ekzaminim në Laboratorin e Kriminalistikës edhe pse nga këqyrja paraprake konfirmohet se në brendësi të pakos nuk kishte asgjë tjetër veç çajit organik, shkruan panorama.

Të njëjtat burime thanë dje se qesja me çaj ishte porositur në Indi dhe kishte si destinacion final Maqedoninë, edhe pse ende nuk dihet se si ka ndodhur një ngatërresë e tillë dhe korrieri i postës e ka dërguar tek ambasada e Britanisë së Madhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY