Kërkon mandatin e dytë si president, Trump akuzohet rëndë nga shkrimtarja: Më...

Kërkon mandatin e dytë si president, Trump akuzohet rëndë nga shkrimtarja: Më ka përdhunuar

57
0
Shares

Donald Trump sapo ka çelur fushatën e tij për të kandiduar dhe njehërë për mandat të dytë, duke kërkuar të rizgjidhet president i SHBA-ve.

Por telashet për të sapo kanë filluar dhe mesa duket kandidimin nuk do e ketë të lehtë. Atij do ti duhet të përballet me akuza të reja. Jean Carroll, një shkrimtare amerikane, ka akuzuar publikisht kreun e Shtëpisë së Bardhë, se e ka ngacmuar seksualisht dhe më pas e ka përdhunuar, në dhomën e provës së një dyqani të famshëm në Nju Jork, shumë pranë njërës prej Kullave “Trump”.

Në një intervistë dhënë për revistën “Elle”, shkrimtarja thotë se ngjarja ka ndodhur 24 vite më parë, por ajo nuk e ka paditur menjëherë Trump pasi sipas saj, ishte e ndërgjegjshme se nuk do të fitonte në gjyq pasi Trump kishte 200 avokatë mbrojtës.

Vetë Presidenti Trump ka reaguar menjëherë duke i mohuar akuzat, madje duke akuzuar Carroll se përmes kësaj historie, po tenton thjesht të shesë librin e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY