FOTO/Do shkriheni së qeshuri! Ja si futbollisti shqiptar i propozon të dashurës

Ndaje

Futbollisti shqiptar, Taulant Xhaka ka vendosur më në fund t’i propozojë në mënyrën më romantike të dashurës së tij bukuroshe, Arbnorës. I ulur në gjunjë mesfushori i Kombëtares ka surprizuar të dashurën dhe duket se ajo është emocionuar shumë.

“Zoti dhe Zonja Xhaka,”– shkruan futbollisti përkrah fotos me Arbnorën.

Por ajo që nuk është vënë re fillimisht ka qene mënyra sesi i ka propozuar ai të dashurës së tij. Ndoshta nga emocionet Xhaka ka harruar ta kthejë unazën nga Arbnora, duke ia drejtuar vetes.

Ky moment nuk u ka shpëtuar disa prej ndjekësve të cilët i kanë komentuar direkt duke shpërthyer në të qeshura. Ah ç’të bën dashuria!!!

Loading...

Leni një përgjigje