“Me qindra qytetarë nga Kurbini sot në protestë”, Gjoka: Nuk do të...

“Me qindra qytetarë nga Kurbini sot në protestë”, Gjoka: Nuk do të lejojmë të mbahen zgjedhjet

133
0
Shares

Me qindra qytetarë nga Kurbini do të manifestojnë në tubimin pranë kryeministrisë. Sipas drejtuesit të degës së PD-së Kurbin Danjel Gjoka, jo vetëm simpatizantë të së djathtës, por apelit të protestës janë përgjigjur mjaft banorë nga shoqëria civile, madje dhe nga të majtët që janë të pakënaqur nga kjo qeverisje.

Gjoka, në një prononcim për DRONI.al ka thënë se banorët kurbinas do të manifestojnë kundra qeverisë Rama, nga fakti se Kurbini ndodhet në një situatë mjaft të vështirë për të ardhmen e tyre, referuar papunësisë, mungesës së invetimeve, infrastruturës, mungesës së rendit dhe mjaft çeshtje që kanë rënduar ekonominë e famijleve kurbinase.

Sipas drejtuesit të PD-së në Kurbin Danjlel Gjoka, protestuesit në numër të konsiderueshëm nga Kurbini, do të tregojnë në këtë protestë indinjatën e madhe që ka pushtuar këtë komunitet të papërkrahur nga institucionet.

Kjo situatë e mjerueshme që ka pushtuar zonën e Kurbinit, është shprehje e qartë e kësaj indinjate, e cila do të shfaqet dhe në protestën pranë kryeministrisë. Ndërsa në fund Gjoka ka theksuar se në Kurbin jemi të vendosur të moszhvillohen zgjedhjet vendore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY