FOTO/Lihen në burg tre protestues, qytetarët kundër vendimit: Tropoja do qëndrojë

FOTO/Lihen në burg tre protestues, qytetarët kundër vendimit: Tropoja do qëndrojë

99
0
Shares

3 persona nga Tropoja do të qëndrojnë në burg, një vendim i marrë nga gjykata e Tropojës ditën e sotme, pas incidenteve në KZAZ-të e qytetit.

Nga burime për DRONI.al Gjykata e Tropojës, nën presionin e qeverisë kriminale të “Rilindjes”, dha vendimin e burgosjes politike për tre protestues të pafajshëm, Amarildo Gecaj, Ndriçim Ndrepepaj dhe Arbër Ulndreaj.

Lajmi konfirmohet dhe nga mbështetës të opozitës dhe nga kryetari i Bashksië Besnik Dushaj, i cili së fundmi ka postuar dhe disa foto nga protesta e zhvilluar para gykatës. Kryetari i Bashkisë në Tropojë ka bërë thirrje për tiu bashkuar protestës së sotme.

Cdo njeriu që mbron lirinë dhe demokracinë e vendit të tij, është për bashkimin më të madh që Shqipëria ka parë ndonjëherë, ditën e sotme në orën 20:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’i dhënë përgjigjen e merituar kësaj klike kriminale që po instalon diktaturën.

Shqipëria e NATO-s, Shqipëria e lëvizjes së lirë, Shqipëria e demokracisë që pret të bëhet pjesë BE-së nuk mund dhe nuk do të nënshtrohet, nuk mund dhe nuk do të kthehet pas në vitet e errëta të diktaturës. Detyra jonë, detyra e çdo qytetari të Republikës së lirë dhe demokratike të Shqipërisë, është mbrojtja e këtyre vlerave të fituara me kaq mund. Ne duhet dhe do ja dalim! E drejta do triumfojë mbi padrejtësinë, liria do triumfojë mbi diktaturën! Fitore”,-shkruan ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY