DETAJE/Vazhdon aksioni kundër lojërave të fatit, zbulohen 2 persona në Tiranë

DETAJE/Vazhdon aksioni kundër lojërave të fatit, zbulohen 2 persona në Tiranë

36
0
Shares

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht dy persona pasi gjatë kontrolleve të ushtruara.

Ata rezultuan të ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Sipas policisë, të proceduarit janë shtetasit P. P., 51 vjeç, dhe M.P., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin  e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.Procedohen penalisht 2 shtetas për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara”

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 4 tableta të markave të ndryshme. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të  Komisariatit të Policisë Nr 1, filloi  procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasit:

– P. P., 51 vjeç, banues në Tiranë.

– M.P., 31 vjeç banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim të shtetasit P.P dhe të regjistruar në emër të shtetasit M. P, shtetasi P. P ushtronte  aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit ku gjatë kontrollit u gjetën 4 tableta  që shërbenin për të ushtruar veprimtari të lojrave të fatit të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrolle kundër aktivitettit të paligjshëm të lojrave të fatit,do të vijojnë në të gjithë qarkun e Tiranës,me qëllim parandalimin,evidentimin dhe ndëshkimin e ktij aktiviteti të kundraligjshëm.Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të këtillë të kundraligjshme”,-sqaron policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY