“Dosjet po bëhen pirg”, pyetja që ngre DW: Reformë në drejtësi apo...

“Dosjet po bëhen pirg”, pyetja që ngre DW: Reformë në drejtësi apo krizë në drejtësi?

45
0
Shares

Një tjetër media e njohur prestigjioze ka shkruar lidhur me krizën që ka kapur vendin, duke nxjerrë faktorët dhe etiketuar shanset për ta zgjidhur.

Deutsche Welle gjermanisht është ndalur tek zvarritja e çështjeve gjyqësore, ndërsa e quan krizë në drejtësi të shumë lavdëruarên reformë në drejtësi.

“Reformë në drejtësi apo krizë në drejtësi”?, shtron pyetjen artikulli ndërsa vijon:

Zvarritja e trajtimit të çështjeve gjyqësore është ndërkohë një problem i të gjithë sistemit të drejtësisë shqiptare. Atë nuk e vuan vetëm prokuroria. Edhe Gjykata Kushtetuese, që do të duhej të ishte instanca ku do të zgjidhej konflikti aktual mes parlamentit dhe opozitës, nuk funksionon. Shkak për këtë është procesi i Vettingut, i cili synon të kontrollojë përshtatshmërinë e gjykatësve dhe prokurorëve mbi bazën e kualifikimeve të tyre profesionale, pasurisë dhe integritetit etiko-profesional dhe që i ka bërë shumë gjyqtarë dhe prokurorë që të të lëshojnë karriget ende pa filluar procesi i testimit. Të tjerë nuk e kaluan dot provimin e fortë të Komisionit të mbikëqyrur nga BE-ja dhe u shkualifikuan”.

Në këto institucione dosjet po bëhen pirg. Për Jordan Dacin, drejtues i Qendrës Shqiptare „Rule of Law“, problemi kryesor i reformës së drejtësisë është mungesa e një mekanizmi efikas për të zëvendësuar ata gjykatës dhe prokurorë që dalin nga sistemi për shkak të Vetingut.

“Paralizimi i gjyqësorit bën që çdo vit të shtohen nga 30 përqind dosje të reja që mbeten të patrajtuara për shkak të mungesës së stafit adekuat”, vëren Daci në një intervistë me DW. Vetëm në Gjykatën e Lartë numri i dosjeve të patrajtuara është mbi 31 000, thotë ai.

Për bllokimin e drejtësisë në vend qeveria dhe opozita fajësojnë njëra-tjetrën. Ndërsa opozita e akuzon qeverinë se po e përdor bllokadën e gjyqësorit për të asgjësuar përfundimisht partitë e opozitës për të instaluar një regjim autokratik, partia qeverisëse e akuzon opozitën se po e përdor bojkotimin e zgjedhjeve si alibi për të penguar ngritjen e gjyqësorit të pavarur, prej të cilës të parët që do të dënoheshin do të ishin vetë krerët e opozitës.

Prokuroria shqiptare është duke bërë hetime aktualisht kundër kreut të opozitës me akuzën për larjen e parave dhe fallsifikimin e dokumentave. Për Bashën kjo nuk është tjetër vetëm një inskenim politik i sajuar nga kryeministri Rama për ta shantazhuar politikisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY