“Vjen vërdallë me propagandën e tij” Këlliçi i kujton Veliajt Ardit Gjoklajn:...

“Vjen vërdallë me propagandën e tij” Këlliçi i kujton Veliajt Ardit Gjoklajn: Asnjë nuk e mbyll dot dosjen

58
0
Shares

Kreu i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi sjell në vemendje çështjen e Ardit Gjoklaj, për të cilën bën përgjegjës Erion Veliajn.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se dhe pse Erion Veliaj vjen vërdallë me propagandën e tij, nuk ka për tu harruar Arditi ndërsa shprehet se shumë shpejt drejtësia do të vihet.

Nje dite e zeze per Shqiperine! Negociatat nuk u hapen serish. Ka vetem nje fajtor per kete, krimi dhe korrupsioni qeveritar! Kriminelet e kapur ne blerje votash si Gjiknuri, Dako, Ndreu etj dhe pastruesit e parave te krimit e vrasesi i Ardit Gjoklajt, Erion Veliaj sot enden te lire rrugeve te Tiranes dhe shijojne pasurite e tyre prej sheikesh nderkohe qe per faj te tyre Shqiperia rrezikon izolimin total.

Shqiperia sot eshte peng i Edi Rames, Erion Veliajt dhe drejtesise se kapur. Erion Veliaj vjen verdalle me propaganden e tij duke perdorur dhe djalin e tij, nderkohe qe ka hapur nje plage te madhe ne zemren e nenes se Ardit Gjoklajt nga babezia e tij qe nuk njeh kufij. Ne nuk do ta harrojme dhe s’do kete paqe, pa cuar ne vend drejtesine per Arditin.

Asnje prokuror i blere me parate e krimit apo i shperblyer me toke publike, sic Veliaj po tenton te beje me aferen Fusha, nuk do ta mbylle dot dosjen e Arditit. Me 21 qershor te gjithe se bashku, per ti hapur rrugen #ShqiperisesiEuropa

Te behemi bashke per ti mbyllur dyert njehere e mire krimit, korrupsionit dhe shirblerjes se votes”,-shkruan ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY