Çështja e lobimit/Ristani flet nga Prokuroria: Po bëjnë pis PD-në, nuk kanë...

Çështja e lobimit/Ristani flet nga Prokuroria: Po bëjnë pis PD-në, nuk kanë asnjë provë

31
0
Shares

Prokuroria ka kërkuar që ish-sekretari i PD, Arben Ristani të paraqitej si i pandehur, lidhur me çështjen e lobimit.

Ish-sekretari i PD-së, Arben Ristani pas paraqitjes në Prokurori ka folur për mediat, ku tha se ky organ nuk ka asnjë provë që të implikojë atë në çështjen, për të cilat janë ngritur akuzat. Ai tha se ky proces është i iniciuar politikisht dhe ka për qëllim për të bërë pis Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Ish-zyrtari i selisë blu tha se organi i akuzës nuk i ka paraqitur atij asnjë provë që të implikojnë në transaksionet financiare në lidhje me lobimin e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qeverisë kriminale po i vjen fundi. Dhashë deklaratën time, unë si Arben Ristani nuk kam asnjë lidhje me këtë histori. Akuza është e iniciuar nga ana politike. Nuk ka prova. Ska asnjë dokument.Tani kjo nuk ka rendësi, pasi ju jeni për thelbin e çështjes. U paraqita mbi bazën e ftesës së prokurorisë. U kërkova  prova, por ju siguroj se nuk ka asnjë provë që sekretari ka nxjerrë vendime me firmë. Nuk kam asnjë bisedë telefonike që ka të bëjë me dhënie apo bërje pagesash. Nuk kam asnjë dijeni për marrje apo bërje pagese,-tha Ristani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY