FOTO/”Çfarë i ka ngelur Besës dhe Ramës për të thënë?”, Boçi nxjerr...

FOTO/”Çfarë i ka ngelur Besës dhe Ramës për të thënë?”, Boçi nxjerr tezat: Po i merrni në qafë maturantët

63
0
Shares

Ish-deputeti Luçiano Boçi ka denoncuar sa herë çështjet e arsimit dhe jo vetëm. Ashtu si dhe në provimet e maturës në lendët e Anglishtes dhe Letërsisë, dhe në provimin e tretë të matematikës, vazhdon publikimi i tezave në minutat e para të zhvillimit të provimit.

Boçi ka publikuar tezën e provimit të maturës të lëndës së matematikes, duke thënë e teza ka qarkulluar që në orën 10:00, ende pa u futur nxënësit në provim.

Në një postim në Facebook, Boçi ka kërkuar largimin nga detyra të Ministres së Arsimit, Besa Shahini, pasi sipas tij po i marrin nxënësit në qafë.

REAGIMI I PLOTE

Çfarë i ka ngelur Besës dhe Ramës për të thënë kur teza e matematikës del që në 10.00 ende pa filluar provimi?
Për cfarë do i flasin maturantëve këta derdimenë, dallkaukë e mashtruesë kalibri?!
Për meritë?!
Për drejtësi?!
Për cilësi?!
Pafytyrësia e tyre kalon çdo cak.
Apo për modelin e hajdutërisë, krimit, grabitjes së meritës, pelivanllëkut të poshtër që po e instalojnë që në gjenezë të brezave?!
Këtë po! Këtë e bëjnë çdo ditë me pasion.
Prandaj merreni këtë paçavure!
Merreni e quajeni si të doni.
Fushatë karrikesh, gallatë arsimore, kënetë shkollash, tallje masive maturantësh, poshtërim dijesh…
Por MATURË SHTETËRORE mos e quani më!
Edhe asaj i keni dhënë pamjen e shëmtuar dhe përbuzëse të qeverisjes suaj!
Besa largohu një orë e më parë…
Maturantët nuk janë FBI-ja, por janë e ardhmja e vendit, të cilët sot ju po e merrni në qafë…

Çfarë i ka ngelur Besës dhe Ramës për të thënë kur teza e matematikës del që në 10.00 ende pa filluar provimi?Për cfarë…

Publiée par Luciano Boci – Faqja Zyrtare sur Lundi 17 juin 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY