VIDEO/“Nuk i lë motrat e mia aty”, britmat therëse të vajzës nga aksidenti tragjik në Tiranë

Ndaje

Një video nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik në të hyrje të Tiranës, tregon sesi automjeti është kthyer përmbys. Në sfond dëgjohet një vajzë, e cila qan se nuk do të largohet nga vendi i ngjarjes pa motrat e saj.

“Jo, nuk iki, nuk i lë motrat e mia aty”, qan vajza duke bërtitur me zë të lartë.

Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa bilanci i viktimave është tre, (anëtarë të së njëjtjes familje) dhe dy në gjendje të rëndë.

Viktimat e aksidentit ishin: Bardhok Bibaj, 62 vjeç, Mirditë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Valentina Bibaj 54  vjeçe Mirditë, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Florida Bibaj e bija 22 vjece, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Xh. Bibaj e bija, 26 vjeçe ndodhet në gjendje kritike për jetën, gjithashtu edhe drejtuesi i mjetit Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, në gjendje të rëndë për jetën.

Policia konfirmon se vazja Xhuljana nuk ka vdekur. Fillimisht u raportua e vdekur, më pas kaloi në vdekje klinike dhe tashmë është në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se familja kthehej nga festimi i datëlindjes së Florida Bibajt nga një lokal në periferi të Tiranës. Makina drejtohej nga Arlintin Alia një mik i tyre, që humbi kontrollin duke dalë jashtë rruge dhe u përplas me bordurën.

Nga ekspertiza paraprake rezulton se mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi mbi 110 km/h. Tre pjesëtarët e familjes humbën jetën menjëherë. Makina u rrokullis disa herë dhe përfundoi në mes të rrugës.

Ndërhyrja për nxjerrjen e trupave ka zgjatur deri në orën 3 të mëngjesit ndërsa është dashur dhe ndihma e shërbimit zjarrfikës. 22-vjetori i Florida Bibajt përfundoi në tragjedi.

*Videoja nga Ora News

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje