Operacion për zbulimin e organizatës kriminale, dy italianë mbahen peng në Shqipëri

Operacion për zbulimin e organizatës kriminale, dy italianë mbahen peng në Shqipëri

86
0
Shares

Dy shtetas italianë po mbahen peng në Shqipëri, për të garantuar kthimin e parave për trafik droge. Kjo u njoftua nga Prokuroria Italiane Anti-Mafia e Catanias, pas arrestimit të 12 personave në kuadër të operacionit të koduar me emrin “Peng”.

Këta persona u arrestuan për vepra të ndryshme penale për pjesëmarrje dhe krijimin e organizatave kriminale që kishin të bënin me  trafikun e drogës dhe rrëmbimin.

Siç u njoftua nga Kryeprokurori Carmelo Zuccaro, këto organizata kriminale ishin të lidhura me furnizuesit shqiptarë të drogës, një lidhje që ende nuk ka ndërtuar besim.

Për këtë arsye, këto dy organizata dërguan në Shqipëri dy persona për të garantuar se do t’i japin paratë kur shuma e drogës të arrinte në destinacion, por kur nuk dërguan para,  këta dy persona humbën kontaktin me Organizatën kriminale italiane.

Këta dy persona dyshohet se mbahen peng në Shqipëri, prandaj drejtësia italiane po punon për identifikimin e personave të dërguar në Shqipëri dhe shqiptarëve të përfshirë në këto organizata kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY