Voltana Ademi: Po na shantazhojnë! Asnjë kërcënim s’më ndal për të zbatuar...

Voltana Ademi: Po na shantazhojnë! Asnjë kërcënim s’më ndal për të zbatuar dekretin e Metës

79
0
Shares

Kryetarja e Bashkisë Shkodër në një konferencë të jashtë zakonshme ka denoncuar se disa persona të prezantuar si punonjës të policisë së shtetit kanë shantazhuar punonjësit e bashkisë, të cilët ishin duke ruajtur objektin në administrim të bashkisë, Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”.

Ademi tha se është e vendosur për ta respektuar deri në fund dekretin e Presidentit  të Republikës, Ilir Meta në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

Ajo u shpreh se çdo provokim  apo presion nga vartësit e Edi Ramës, nuk do ta trembin atë dhe as kolegët e saj opozitarë.

Deklarata e Voltana Ademit

Ne ushtrim te detyres se vet ligjore, punonjesit e sherbimit te Bashkise Shkoder, ne objektin Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, ne zbatim te detyres se tyre funksionale, kane vijuar punen normale per sherbimin dhe ruajtjen e objektit ne pronesine dhe administrimin e Bashkise Shkoder.

Gjate ushtrimit te detyres, punonjesit e siperpermendur, diten e sotme, jane shantazhuar nga disa persona civil, qe jane prezantuar si punonjes se Policise se Shtetit.

Ata nder te tjera i kane kerkuar verbalisht, qe ne oren 15.30 te paraqiten ne zyren e oficeres se policise gjyqesore- OPGJ, Suela Gerxhaliu.

Ky eshte nje veprim i paligjshem dhe qe nxit konflikt.

Ky eshte nje veprim qe i trajton zyrat e shtetit si sekretar privat te Edi Rames dhe punen shteterore si pune partie.

Nese organi i prokurorise ka ndonje kerkese ligjore lidhur me veprimtarine e Bashkise Shkoder, i kerkoj zyrtarisht te na informoje sipas procedurave te percaktuara qarte.

Nese personat civil te  prezantuar si punonjes policie, kane keqperdorur emrin e prokurorise, i bej thirrje OPGJ-se, Suela Gerxhaliu, te zbatoje menjehere ligjin dhe te marre nen pergjegjesi penale personat qe kane abuzuar me detyren, nen emrin e saj.

Bashkia Shkoder eshte e vendosur te zbatoje ligjin dhe i kerkon Policise dhe sipas rastit prokurorise, te ndale menjehere provokimin, ndaj Bashkise Shkoder. Nxitja e konfliktit nga vartesit e Edi Rames nuk i sherben stabilitetit te vendit.

Cenimi dhe shanatzhimi i Bashkise se Shkodres, eshte provokim i rende qe i behet vete qytetareve te lire e te ndershem te Shkodres, qe e duan dhe jane te vendosur per te mbrojtur demokracine.

Si Kryetare e Bashkise se Shkodres jam e vendosur te zbatoj Dekretin e Presidentit te Republikes per shfuqizimin e dates 30 Qershor.

Asnje kercenim, nuk me ndal, as mua dhe as koleget e mi ne te gjithe Shqiperine, qe te veprojne ne respekt te ligjit dhe shtetit te se drejtes. Shtetin personal, me institucione personale, Edi Rama nuk ka per  ta ndertuar dot ne Shkoder.

Ai ka asgjesuar cdo institucion, por nuk do mund te asgjesoje dot Bashkine Shkoder. Ajo eshte e qytetareve, qe e zgjedhin me zgjedhje te lira dhe te ndershme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY