FOTO/Ndalohen dy persona me pistoleta në Tiranë, si ra policia në gjurmët...

FOTO/Ndalohen dy persona me pistoleta në Tiranë, si ra policia në gjurmët e tyre

224
0
Shares

Policia ka arrestuar dy persona pasi janë kapur me armë. Burime zyrtare informojnë se dy rastet jane evidentuar në Tiranë ndërsa sqarojnë detajet e arrestimit të tyre.

NJOFTIMI I PLOTE

Sekuestrohen dy armë zjarri të tipit  pistoletë

Në pranga dy posedeuesit e armëve të zjarrit.

Në vijim të punën për parandlimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatimin të planit të masave për kapjen e perosnave që qarkullojnë me armë zjarri apo mbajnë në banesë  armë zjarri, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 3 është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi: A.D, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur me armë zjarri me vete në rrugën “Dervish Hatixhe”  me një armë zjarri  psitolet e markës GLOCK- me një krehër me 15 copë fishekë luftarakë.

Gjithashtu nga shërbimet e  Komisariatit të Policisë nr 4, është parandaluar një rast i dhunës në flamije me pasoja të mëtjeshme, ku   u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit; B. F. 42 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, u bë pas  njoftimit të marrë  se ky shtetas ushtrone dhunë psikologjike  dhe fizike  ndaj bashkëshortes së tij, Policia ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë  i gjetën shtetasit B.F një armë zjarri me mulli, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY