Ja data kur do zhvillohet protesta e radhës e opozitës, Basha: Rama...

Ja data kur do zhvillohet protesta e radhës e opozitës, Basha: Rama na ka shpallur luftë

42
0
Shares

Partia demokratike ka mbledhur strukturat e saj të larta këtë të premte si dhe ka vendosur që protesta e 9-të kombëtare të zhvillohet më datë 21 qershor në orën 20:00 të mbrëmjes.

Në takimin me dyer të mbyllura, mësohet se Basha u ka thënë demokratëve se kryeministri Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës me kokëfortësinë për të mos pranuar hyrjen në fuqi të dekretit të Presidentit për anulimin e 30 qershorit si datën e zgjedhjeve.

Basha ka bërë thirrje se kryeministri po tenton të bëjë një grusht shteti dhe se vendi ndodhet në kolaps për shkak të tij.

“Edi Rama na ka shpallur luftë. Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet. Nuk ka zgjedhje pa opoziten. Eshte krim veçanërisht në kushtet e dekretit të presidentit.”-ka deklaruar Basha.

Më tutje lideri i opozitës i ka kërkuar demokratëve që të jenë në punë të pandërprerë.

“Jemi në punë të pandërprerë. Takime me qytearet per t’u shpjeguar njerezve se rama po benegrusht shtetit. Eshte rrezik kombetar, duhet ndalur menjehere. Vendi Rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv permes arrestimeve”,-tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY