FOTO/Trump nuk ia heq sytë gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë, Kim...

FOTO/Trump nuk ia heq sytë gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë, Kim Kardashian mbështet fort nismën e tij

54
0
Shares

Ylli Kim Kardashian është parë kohët e fundit pranë presidentit Donald Trump, kjo pasi ajo ka mbështetur shumë prej nismave të tij.

Së fundmi, ajo ishte e ftuar në Shtëpinë e Bardhë, aty ku mbajti një fjalim dhe rrëmbeu gjithë vëmendjen e presidentit. Ylli i Reality Shoë ju bashkua presidentit për promovuar një nismë që synon të ndihmojë personat që lirohen nga burgu të gjejnë një punë e të integrohen në shoqëri.

Është me të vërtetë një nder që të jem këtu sot,” tha Kardashian, i cili ka avokuar për çështjet e reformës së drejtësisë penale.  Ajo e quajti mbështetjen e Trump për programin “Shansi i dytë”,magjik dhe shtoi se iniciativa me të cilën kishte partnerizuar,  me organizatën Lyss  dha shpërblime dhe karta dhuratë për kriminelët e reformuar për të shkuar pas daljes nga burgu në intervista pune.

Fillimisht ulur midis Jared Kushner dhe Ivanka Trump, Kardashian, u përshëndet mes duartrokitjesh teksa mori fjalën.

Presidenti Trump, nga ana e tij, tha se ishte një fans i Kardashians, duke vlerësuar rolin e saj në miratimin e të ashtuquajturit “First Step Act”, që parashikon ndër të tjera programe suporti për të ish të burgosurit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY