EMRI/Kandidatja për SPAK kalon me sukses Vetingun, konfirmohet në detyrë

EMRI/Kandidatja për SPAK kalon me sukses Vetingun, konfirmohet në detyrë

99
0
Shares

Drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit Enkelejda Millonai është konfirmuar në detyrë duke kaluar kështu Vettingun.  Theksojmë se Millonai është kandidate për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Ky është vendimi i dhënë pak minuta më parë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku Minollai ka kaluar me sukses të tri fazat.  Këtë vendim e mori trupa gjykuese e cila ishte e përbërë nga Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi, Roland Ilia.

Deklarimi i pasurisë së Millonait:

Sipas ILDKPKI, Millonai ka bërë deklarim të saktë, burime të ligjshme dhe nuk ka fshehje apo deklarim të rreme.

– Apartament 94 m2 në Tiranë me vlerë 45 mijë euro. Burimi, te ardhura nga paga, të ardhura nga shkolla e Magjistraturës, shitja e një makine.

-Nga llogaria e subjektit në 2015 ka kaluar shuma prej 1.3 mln lekë në llogarinë e shoqërisë ndërtuese.

-Komisioni nuk konstaton parregullsi. Gjithashtu në pronësi të saj janë edhe një automjet “Opel” blerë 2500 euro në 2015. Burimi, të ardhura nga paga, si edhe depozitë kursimi formuar në 2011. Në 21.01.2017 vlera 100 mijë lekë.

– depozitë kursimi formuar në 2011. Në 21.01.2017 vlera 100 mijë lekë.

Nga verifikimi i pasurisë rezulton se Drejtuesja e prokurorisë së Elbasanit ka një apartament 94 m2 në Tiranë me vlerë 45 mijë euro. Burimi, të ardhura nga paga, të ardhura nga shkolla e Magjistraturës, shitja e një makine.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY