Paskal Milo: Javën e ardhshme SHBA do të ndërhyjë në krizën politike...

Paskal Milo: Javën e ardhshme SHBA do të ndërhyjë në krizën politike shqiptare

42
0
Shares

Kryetari i PDS-së Paska Milo ka paralajmëruar se javën që vjen faktori ndërkombëtar do të ndërhyjë në Shqipëri.

Deklaratën Milo e ka bërë gjatë një interviste në “Top Talk”, duke u shprehur se ka patur një takim me zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit amerikan Matthew Palmer. Sipas Milos, amerikanët po e monitorojnë situatën dhe se pritet që javën e ardhshme të ketë sinjale të forta.

“Ndërkombëtarët kanë dashur që ngjarjet në Shqipëri, mbështetur edhe nga përvoja e hidhur e së kaluarës, të mos japin shanse të përsëritjes së krizave të thella politike dhe sociale në Shqipëri. Nuk besoj se ndërkombëtarët do të rrinë duarkryq. Deri më tani ata kanë dërguar mesazhe të tilla për gjetjen e konsensusin.

Dje kam takuar Palmerin në Prishtinë dhe bisedova me atë për disa minuta. I shpreha shqetësimin për rolin që duhet të luajnë SHBA për zgjidhjen e krizës në Shqipëri. I fola për dekretin e Presidentit. Ai pranoi që është thjeshtë një dekret por nuk është zgjidhje, ashtu sikur se palët duhet të ulen vetë. Po rrinë e po shikojnë pozicione të ngurtësuara. Ata deri më tani do të jenë monitorues të situatës deri në fund të javës dhe jo vetëm ata, por edhe vendet anëtare të Bashkimit Europian. Nga java tjetër do fillojnë që të rrahin fort sinjalet e alarmit. Ky është një dështim për politikën shqiptare”, tha Milo

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY