“Ore e njohin këta deputetët procedurën administrative apo jo?”

Ndaje

Teksa në Parlament vijon debati mbi shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ku socialistët duan të votojnë rezolutën, profesor Artan Fuga sjell në vemendje një detaj shumë të vogël që në fakt përbën pjesë të rëndësishme.

Fuga, duke publikuar mesazhin me një mik të tij, shkruan se deputetët nuk e njohin procedurën administrative.

REAGIMI I FUGES

Shihni cfarë më shkruan miku im Qenan K., me profesion berber: 
—————————-
Ore e njohin këta deputetët procedurën administrative apo jo? 
—————————
Kodi i procedurave administrative 
Seksioni 4

Anulimi dhe shfuqizimi i aktit administrativ

Neni 113

Procedura dhe pasojat e anulimit dhe shfuqizimit

1. Një akt administrativ mund të anulohet apo shfuqizohet, kryesisht nga organi publik që ka kompetencë të nxjerrë aktin, nga organi i tij epror apo nga një organ tjetër i parashikuar shprehimisht me ligj. 
2. Anulimi i një akti administrativ ka pasoja për të shkuarën, ndërsa shfuqizimi i aktit administrativ ka pasoja vetëm për të ardhmen. Anulimi dhe shfuqizimi mund të jenë të pjesshëm apo të tërësishëm.
3. Anulimi ose shfuqizimi bëhen me një akt të ri me shkrim, i cili anulon, shfuqizon, ndryshon apo plotëson aktin e parë.

Loading...

Leni një përgjigje