Eksperti i SHBA tregon arsyet: Rama duhet të ikë

Ndaje

Nga David L. Phillips

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kërcënoi me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas vendimit të tij për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Meta është i justifikuar në shqetësimin se votimet në klimën aktuale të paqëndrueshme mund të shkaktojnë dhunë dhe të cënojë kandidimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Për më tepër, Meta ka ushtruar autoritetin e tij ligjor i sanksionuar në artikullin 92 të Kushtetutës, që i jep fuqinë Presidentit të ushtrojë autoritetin e tij për të përcaktuar datën e zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale. Më tepër se politika e lojës me zjarrin, Shqipëria ka nevojë për dialog dhe një plan tranzicioni për fuqizuar demokracinë.

Çfarë e motivon Edi Ramën?

Sulmi I Ramës mbi Metën ka të bëjë fare pak me procesin zgjedhor. Qasja e tij konfrontuese është njëpërpjekje e hapur për të konsoliduar pushtetin duke margjinalizuar kundërshtarët që kërkojnë qeverisje të mirë dhe përgjegjësi për korrupsionin.

Qindra mijëra shqiptarë protestuan gjatë fundjavës. Ata besojnë se Rama vodhi zgjedhjet kombëtare në qershor 2017 dhe kërkuan dorëheqjen e tij.

Protestuesit gjithashtu kërkojnë përgjegjësi për korrupsionin.

Zëri i Amerikës kohët e fundit botoi një ekspoze të përpjekjeve të Ramës për të manipuluar punësimin në  sistemin e burgjeve. Një transkripti dale se fundi, zbuloi lidhjen midis ish-drejtorit të sistemit penitenciar  të  Shqipërisë dhe parlamentarëve në Partinë Socialiste të PartisëRama (PS).

Nëse Uashingtoni mbështet reformën e drejtësisë, ajo duhet të distancohet nga politikanët shqiptarë si Rama, të cilët veprojnëmë shumë si gangsterë sesa si burra shteti.Rama është bërë një turpërim kombëtar. Është koha që ai të shkojë.

Largimi i Rames nga politika duhet të jetë pjesë e planit të mëposhtëm për të stabilizuar Shqipërinë:

Rama menjëherë të jape dorëheqjen sikryeministër. Ai do të merrte imunitet ngandjekja penale në shkëmbim të një premtimi përt’u shkëputur nga politika tani dhe në tëardhmen.

Te krijohet një qeveri e përkohshme multi-partiake teknike për të menaxhuar çështjetpolitike dhe ekonomike të Shqipërisë. Individëtme integritet do të kishin për detyrë të siguronin llogaridhënien dhe udhëheqjen e vendit.

Komisioni Qendror Zgjedhor i Shqipërisë(KQZ) do të rikonstituohet me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Zyra e Ndihmës Zgjedhore e OKB-së dhe Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut.

KQZ-ja e rindërtuar të mbajë zgjedhje lokaledhe kombëtare në harmoni me 30 qershor 2020. Vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë tëzgjedhjeve do të punonin për të siguruar që fletëvotimi të jetë i lirë dhe i drejtë.

Ky plan mund të funksionojë vetëm me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Zëvendës Ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane Matthew A. Palmer pohon se SHBA është e përkushtuar “të përdorë të gjitha mjetet që duhen për të mbështetur luftën kundër krimit të organizuar, për të mbështetur luftën kundër korrupsionit, për të mbështetur llogaridhënien, transparencën dhe qeverisje e mirë “. Tingëllon mirë, por llafet janë pa vlerë.

Shtetet e Bashkuara, që gjithmonë kanë mbështetur demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri, janë në anën e gabuar të debatit tëbrendshëm të Shqipërisë. Departamenti i Shtetitfajëson opozitën për ushtrimin e lirisë së tubimitdhe lirisë së shprehjes. Në vend të kësaj, zyrtarët e SH.B.A.-së duhet të mbajnë Ramen përgjegjës për urdhërimin e shërbimeve të sigurisë për të përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome për demonstruesit paqësorë pro-demokraci në sheshin Skënderbej gjatë fundjavës.

Pse SHBA qëndron pranë Ramës kur ai është kaq qartë një pjesë e problemit?

Sjellja e Ramës sjell turp për shqiptarët e nderuar. Fjalori i tij I keq kur flet, eshte gjuhën e pahijshme për një zotëri te thjeshte, jo më pastaj nje kre  qeveritar.

Rama ,pa u matur mire, ka denigruar  Zërin e Amerikës, duke thënë se raportimi i tij vjen nga “nje kazan plehrash”. Rama ka miratuarlegjislacionin që kufizon liritë mediatike, që u dënua nga Federata Evropiane e Gazetarëve, Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dheMedias, PEN Internacional dhe Reporterët Pa Kufij. Legjislacioni i mediave te PS  është një kale troje për censurë, që shkel kushtetutën dhe kërcënon lirinë e shprehjes.

Institucionet e Shqipërisë janë në rrëmujë. Nukka pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionalepër më shumë se një vit. Problemet me sundimin e ligjit rëndohen nga mos funksionimi iGjykatës së Lartë.

Bild, botimi me reputacion gjerman, publikoi kohët e fundit një pjesë hetimore për të dokumentuar se si mafia manipulon zgjedhjet nëShqipëri. Të ardhurat e narkotikëve thuhet gjerësisht se perdoren për të mbështetur PS.

Ikja e Rames  do të forcoje demokracinë, duke krijuar hapësirë për udhëheqjen e re në PS dhe partitë e tjera për t’u shfaqur më plotësisht. Unënuk kam asgjë kundër Edi Rames personalisht.Thjesht, kam punuar për çështje shqiptare për30 vjet dhe e kam dashur Shqipërinë. Rama është një dinosaur që e ka tejkaluar dobinë e tij.

Rama duhet të shkojë në mërgim. Pas largimitnga Shqipëria, Rama mund të shkojë në Anadoll dhe të plaket me mikun  dhe aleatin autokrat, Taip Erdoganin.

Phillips është Drejtor i Programit përNdërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Studimit të të Drejtave të Njeriut të Universitetit Columbia. Ai shërbeu si këshilltar i lartë dheekspert i çështjeve të jashtme në Departamentin e Shtetit të SHBA gjatë administratave të Klintonit, Bushit dhe Obames. Ai është autor I Çlirimit të Kosovës: Diplomacia detyruese dhendërhyrja amerikane (Shkolla Kennedi e Harvardit)/përgatiti : Merita Bajraktari-McCormac/

Loading...

Leni një përgjigje