Basha feston ditëlindjen, 3 vite më parë Meta i dhuroi trëndafila, çfarë...

Basha feston ditëlindjen, 3 vite më parë Meta i dhuroi trëndafila, çfarë pritet të ndodhë sot

42
0
Shares

Data 12 Qershor shënon ditëlindjen e kryedemokratit Lulzim Basha, opozitarit i cili prej muajsh po bën rezistencë të forta qytetare, duke u bërë njish me popullin për të siguruar një shtet të lirë ku triumfon demokracia.

Basha me aksionin e tij opozitar ka rezultuar i suksesshëm duke fituar përkrahjen e popullit.

Të gjithëve na kujtohen lulet blu që para tre vitesh i dhuroi kryeparlamentari(asokohe), Ilir Meta. Meta i dërgoi Bashës 42 trëndafila blu, që simbolizonin vitet e lindjes dhe ngjyrën e demokratëve.

I lindur në 12 qershor të 1974, Basha mbush sot plot 45 vjeç, me një karrierë të spikatur në një moshë të re në politikën shqiptare.

Nuk dihet ende nëse sot Basha do të marrë urime, por kujtojmë së në të njëjtën datë, socialistët kanë 28-vjetorin e themelimit të partisë së tyre.

Nga ana tjetër sot pritet të ketë takime mes Metës dhe opozitarëve për caktimin e datës së zgjedhjeve, detajet e të cilave do ti raportojmë në vijim.

Ndërkohë Basha, para takimit qe eshte planifikuar mbasdite, ka mbledhur aleatët e tij në selinë blu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY