“Të ishte Dritëro Agolli do bërtiste fort: Një kryeministër i marrë të tërë...

“Të ishte Dritëro Agolli do bërtiste fort: Një kryeministër i marrë të tërë i çmend”

49
0
Shares

Aleati i Bashës, Fatmir Mediu ka zgjedhur vargjet e Dritëro Agollit për të paralelizuar situatën e kirjuar me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Mediut, Rama ndërmerr veprime antikushtetuese, dhe grushti i shtetit fillon sipas tij, me shkatërrimin e Gjykatës Kushtetuese.

Rama po çmend gjithë Rilindjen, bashkë me sojin e pushtet lëpirësve, po çmend Institucionet që ka kapur në mënyrë antikushtetuese dhe deputetët që ka emëruar apo zgjedhur në bashkëpunim me krimin.

Për ata që janë të marrë apo që bëjnë “sikur”
Kushtetutshmërinë e aktit të Presidentit e gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese dhe jo Partia në qeveri, Parlament apo KQZ.

Edhe kur Parlamenti ndërmerr hapat për shkarkimin e Presidentit dhe voton për shkarkim e tij është Gjykata Kushtetuese që vendos dhe jo Rama apo zëdhënësit e së keqes.

Çdo veprim tjetër është antikushtetues është grusht shteti që Rama e ka filluar me shkatërrimin e Gjykatës Kushtetuese.

Të ishte gjallë Dritero Agolli do bertiste fort
“Në vendin tim, në vendin tënd,
një kryeministër i marrë 
të tërë i çmend”,-shkruan Mediu në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY