Kosova, fitore historike ne Sofie, mund Bullgarine 3-2

Kosova, fitore historike ne Sofie, mund Bullgarine 3-2

58
0
Shares

Kosova e mbylli me një fitore dramatike ndeshjen e tretë në grupin A, me shifrat 2-3, në transfertë ndaj Bullgarisë.

Pjesa e parë nisi mjaft mirë për Kosovën, që mori menjëherë kontrollin e lojës, dhe vetëm në minutën e 14-të, Rashica zhbllokoi shifrat, me një goditje të bukur me të djathtën nga brenda zone, teksa një krosim i Vojvodës nuk u largua mirë nga mbrojtja.

Me kalimin e minutave Kosova menaxhoi avantazhin, por kur nuk pritej, në minutën e 43-të, Popov me një goditje të fortë nga hyrja e zonës, e çoi topin në fundin e rrjetës. Në barazim 1-1 u mbyll pjesa e parë, por me fillimin e të dytës, Dimitrov, 10 minuta në fushë, shënoi golin e dytë për Bullgarinë.

Dimitrov me kokë mposhti Kosovën për të çuar në avantazh vendasin. Gjithsesi, barazimi erdhi shumë shpejt, dhe në minutën e 64-t, ishte Muriqi me kokë që shënoi golin e dytë për ekipin e Shaland.

Pas 4 mintave, Muriqi shënoi sërish me kokë, por ishtenë pozicion jashtë loje. Goli i fitores erdhi vetëm në sekondat e fundit, ku Rashani shënoi me kokë në minutën e 93-të, pas një krosimi mjaft të bukur të Rashicës.

Kështu, Kosova merr fitoren e parë në grup, pas dy barazimeve, dhe tani e sheh veten me 5 pikë, në vendin e tretë, një më pak se Republika Çeke.

FORMACIONET

Bullgaria: Mihajlov, Popov, Bozhikov, Goranov, Nedialkov, Ivanov, Kostandinov, Nedelev, Despodov, Popov, Isa. Trajner: Krasimir Balakov.

Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Halimi, Voca, Zhegrova, Celina, Rashica, Muriqi. Trajner: Bernard Shaland

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY