Dështon sërish seanca te Krimet e Rënda për “Habilajt”, ja arsyeja

Ndaje

Ka dështuar sërish seanca në gjykaten e krimeve të rënda për grupin e “Habilajve”. Këtë herë  shkak eshte bere mosmbrërrritja e letërporosive nga Italia.

Ne kete leterporosi, pritet  të vërtetohet se të pandehurit kanë marrë njoftim për fillimin e procesit gjyqësorë edhe ne vendin tonë.Nga ana tjetër më datë 13 Qershor Gjykata e Katanias në Itali do të japë vendimin për grupin e Habilajve.

Sipas prokurorisë italiane, Moisi Habilaj së bashku me vëllain e tij Florjan Habilaj i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, konsiderohen krerët e një grupi kriminal të strukturuar italo-shqiptar që ka trafikuar armë e drogë nga Shqipëria në Itali me vlerë mbi 20 milionë euro me mbështetjen e segmenteve të caktuara të policisë së shtetit.

Arrestimi i 15 anëtarëve të këtij grupi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Rosa dei Venti” më 14 tetor 2017.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është hetuar dhe po gjykohet për bashkëpunim me këtë grup kriminal përmes krijimit të lehtësimit për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Me 10 dhjetor 2018, prokurori Antonio Bonono kërkoi dënim më të lartë për Moisi Habilaj, konkretisht 18 vite e 8 muaj burg, si dhe masa të tjera dënimi me burg për anëtarët e tjerë të grupit.

Loading...

Leni një përgjigje