“Rama ne takim me keshilltare dhe oligarke ne restorant”

“Rama ne takim me keshilltare dhe oligarke ne restorant”

52
0
Shares

Botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikollë Lesi tha pak minuta më parë në studion e “Open” se kryeministri Edi Rama është duke darkuar në një nga restorantet e njohura në Tiranë me rrethin e tij të ngushtë në PS dhe disa oligarkë.

 “Edi Rama ka mbledhur stafin e tij në një restorant dhe po diskuton. Ata do jenë duke e këshilluar dhe qetësuar. Shpresoj që të jetë më i qetë ditën e nesërme dhe t’i thërrasë arsyes e të ulet në bisedime për të kërkuar një marrëveshje të madhe. Të ndryshojë sistemin zgjedhor, të përcaktohet Presidenti nga populli, të vendosë një ligj që një parti që djeg mandatet të shkrihet si parti politike”, tha Lesi.

Ai gjithashtu shtoi se “negociatorët që janë tani në takim me Kryeministrin, janë negociatorë brenda PS”.

“Këshilltarët, oligarkët që po e bindin dhe po i tregojnë se vendi do shkojë në përplasje në 30 qershor. Kam informacione që nga PS edhe në këto moment po të duash, edhe nga Kryeministri që është duke diskutuar me ca oligarkë, janë duke u munduar që të gjejnë një urë për t’u ulur në bisedime”, deklaroi Lesi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY