Kocijancic, BE heziton te komentoje dekretin e Metes per anulimin e zgjedhjeve...

Kocijancic, BE heziton te komentoje dekretin e Metes per anulimin e zgjedhjeve por kerkon dicka tjeter

43
0
Shares

Maja Kocijancic, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, tha sonte per A2 CNN, se situata e krijuar në Shqipëri duhet të trajtohen nga institucionet në përputhje me legjislacionin dhe duke respektuar kushtetutën e vendit.

“Kjo është një çështje që institucionet shqiptare duhet ta trajtojnë në përputhje me legjislacionin dhe jurisprudencën ekzistuese, në respekt të plotë të parimeve kushtetuese dhe demokratike”.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian tha se palët politike duhet të ulen urgjent në një tryezë dialogu, në mënyrë që t’i japin fund krizës politike në vend.

 “Tani është thelbësore që të ruhet e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet lokale dhe për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes lokale. Ne përsërisim thirrjen tonë nga të gjitha palët që të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike”.

Ndërkohë, Kocijancic nuk i dha përgjigje pyetjes në lidhje me vendimin e  presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve, si dhe paralajmërimin e qeverisë për të shkarkuar presidentin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY