Ligjet bazike te demokracise europiane, kjo eshte llogjika per dekretin e Metes

Ndaje
Andi Mustafaj

Nga Andi Mustafaj

Per te mos hyr shume thelle ne debate juridike pa vlere dhe duke mos tentuar ti mbush mendjen njerezve qe per deshire apo injorance nuk duan te degjojne: eshte nje shtet ne europe, nga me te vjetrit, nga ata qe kane ndertuar per shekuj konceptet e se drejtes publike dhe nga i cili jane frymezuar pjeserit ose plotesisht te gjithe shtetet e zhvilluar (ose ne zhvillim sic eshte rasti i Shqiperise), ky shtet eshte Franca dhe nje prej koncepteve qe ka zhvilluar eshte teoria e paralelizmit te formave dhe kompetencave sipas te cilit nje akt administrativ (indivual apo normativ) mund te shfuqizohet nga i njejti autoritet qe e ka marre dhe sipas te njejtes procedure.

Ky parim eshte nje parim i pergjithshem i se drejtes publike qe zbatohet edhe pa tekst, pra pa parashikime te vecanta ligjore.

Per me teper, vetem nje gjykate kompetente ose autoritet administrativ me kompetenca per te gjykuar akte administrative te vecanta mund te vendos per ligjshmerine apo kushtetueshmerine e nje akti administrativ. Pervecse nese merrem masa te vecanta ne urgjence nga kjo gjyate apo autoritet administrativ, akti objekt gjykimi eshte i vlefshem dhe i zbatueshem deri sa te shpallet e kunderta nga ky autoritet. Ne te kundert te parimit te mesiperm kjo kompetenc dhe kjo procedure ne urgjence duhet te jene te njohura shprehimisht ne tekste kushtetues, ligjore apo nenligjore.

A duhet ta merrte apo jo Presidenta Meta vendimin e sotem eshte nje ceshtje me vete e cila eshte thellesisht politike dhe morale por a ka te drejte ai ta shfuqizoj dekretin e vet pergjigja eshte po. A ka te drejte pa proces gjyqesor apo administrativ KQZ ta shpall ate absolutisht te pavlefshem pergjigja eshte jo.

Nuk ka vend ketu per debat. Me vjen keq qe vet socialistet nuk shohin rrezikun qe po i kanoset vendit kur nje grup njerezisht vendos te mos zbatoj nje akt administrativ dhe ti jap vetes kompetencen per ta « shpallur » te pavlefshem.

Deri ku do shkoj marrezia?

Loading...

Leni një përgjigje