Atentati në Tepelenë/ Konflikti me ish-të dashurën, ja një nga pistat ku...

Atentati në Tepelenë/ Konflikti me ish-të dashurën, ja një nga pistat ku po heton policia

63
0
Shares

Një person mbeti i plagosur ditën e sotme në një atentat në fshatin Turan të Tepelenës.

Ai është Saimir Gjoka, i cili ndërkohë po kthehej nga në banesën e tij me mjetin tip Benz, kur iu zu pritë dhe u qëllua me breshëri automatiku.

Sikundër u konstatuar plumbat depërtuan në brendësi të makinë nga ana e shoferit.

Gjoka fatmirësisht i ka shpëtuar paq atentatit dhe ndodhet në spitalin e Tepelenës jashtë rrezikut për jetën.

Pistat e para janë lidhja e mundshme e të riut me një vajzë nga Tepelena, pasi vetëm pak kohë më parë çifti ishte ndarë.

Ndarja është shoqëruar me konflikte , ndërkohë që familjarët ishin shprehur për hakmarrje.

Policia ndërkohë ka shoqëruar edhe disa persona lidhur mbi ngjarjen, midis të cilëve edhe personin që ndodhej në makinë me personin e plagosur, i identifikuar si Krenar Mamaj, të cilit iu gjetën në banesë 200 rrënjë kanabis.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY