Sherri me thika në Tiranë, kapet i riu që plagosi rëndë 35-vjeçarin

Sherri me thika në Tiranë, kapet i riu që plagosi rëndë 35-vjeçarin

37
0
Shares

Policia e Tiranës ka zbardhur një ngjarje të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet, ku u plagos një 35-vjeçar me thikë.

Policia njofton se ka kapur autorin, një 22 vjeçar dhe sqaron se përplasja ka ndodhur për motive të dobëta.

NJOFTIMI I PLOTE

Komisariati i Policisë nr 2, Tiranë

Kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i plagosjes së rëndë me dashje të 35 vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë nr 2 në Tiranë, pas informacioneve të marra dhe kontrolleve të shumta, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

E. K., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi u bë për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur ne tentative” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas më datë 07.06.2019, rreth ores 13.00, në rrugën “Frosina Plaku”, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin S.P, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY