VIDEO/Spektakël nga Ronaldo, tripleta e tij garanton fitoren e ekipit

VIDEO/Spektakël nga Ronaldo, tripleta e tij garanton fitoren e ekipit

40
0
Shares

Nuk është më e jashtëzakonshme të dëgjosh se Kristiano Ronaldo dhuron spektakël. Tripleta e tij fantastike i solli fitoren Portugalisë, e cila  ka mposhtur Zvicrën 3-1 në gjysmëfinalen e Nations League dhe kalon në finalen e kompeticionit.

Goli i parë nga Ronaldo erdhi në minutën e 25’ të takimit kur fitoi një faull të dyshimtë, por e goditi mirë duke lënë në vend portierin Sommer.

Pas pushimit, Rodriguez barazon rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Në fillim arbitri Brych akordoi penallti në favor të portugezëve, por pas konsultimit me VAR, ai ia hoqi atyre duke ia dhënë zviceranëve për faullin e shkaktuar një aksion më përpara.

U duk sikur ndeshja do të shkonte në kohë shtesë, por në minutën e 88’ Ronaldo shënon golin dy pas asistit të bukur të Bernardo Silva-s. Sulmuesi i Juventus kompleton tripletën e tij në minutën e 90’ me një tjetër gol fantastik.

Portugezët do të ndeshen me fituesin e Angli-Holandë më 9 qershor, ndërsa Zvicra do të ndeshet një ditë më përpara për vendin e tretë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY