Prokuroria ndalon publikimin e përgjimeve, gazetari gjerman: Në Shqipëri po shkelet Kushtetuta

Prokuroria ndalon publikimin e përgjimeve, gazetari gjerman: Në Shqipëri po shkelet Kushtetuta

39
0
Shares

Gazetari gjerman që publikoi përgjimet ka reaguar sërish në rrjetet sociale, teksa ndalet tek perpjekja e prokurorisë për të censuruar median.

Sipas gazetarit, referuar kushtetutës shqiptare, thotë se media nuk mund të censurohet. Kujtojmë se Prokuroria e Krimeve të Rënda reagoi ashpër pas publikimit të përgjimeve për dosjen 339/1 nga ana e gazetës gjermane “Bild”. Me anë të një urdhëri të firmosur nga dy prokurorët e dosjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, u ndalohet të gjitha mediave publikimin e këtyre përgjimeve.

Shqipëria dëshiron të ndalojë publikimin e përgjimeve. Dhe kështu shkelet neni 22 i kushtetutës shqiptare:

1. liria e shprehjes është e garantuar.
2. shtypi, radio dhe televizioni liria është e garantuar.
3. një censurë paraprak i metodave të komunikimit është i ndaluar.
4. ligji mund të kërkojë dhënien e një liçense për funksionim e radiove ose kanaleve televizive. 

Neni 23 1. E drejta për informacion është ie garantuar. 2. të gjithë kanë të drejtë, në përputhje me ligjin, për të marrë informacion rreth aktivitetit të organeve shtetërore, si dhe nga personat që ushtrojnë funksione shtetërore. 3. të gjithë i jepet mundësia për të ndjekur takimet e organeve kolektive të zgjedhura”,-shkruan gazetari gjerman.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY