FOTO/ Ja kush është modelja që akuzon Neymar për përdhunim

Ndaje

Zbulohet identiteti i vajzës e cila ka paditur futbollistin Neymar për abuzim seksual. Mediat braziliane shkruajnë se bëhet fjalë për modelen Najila Trindade.Najila Trindade ka marrë pjesë në shumë fushata publicitare, si dhe ka qenë protagoniste e videoklipit të këngës “Fogo Cruzado” të grupit Zula.

Sipas informatave publike gjyqësore të San Paolos, modelja është dënuar më datë 30 maj, një ditë para paraqitjes së ankesës kundër Neymar, për të paguar rreth 6,923 dollarë për qira të prapambetur të banesës ku ka jetuar.

Vetë ajo është prononcuar ditën e martë përmes një videoje, ku dënoi përhapjen e profileve të rreme nën emrin e saj si dhe kërkoi ndihmën e njerëzve që ta ndihmojnë në identifikimin e përgjegjësve. Megjithatë, Najila nuk u prononcua aspak përsa i takon faktit nëse është ajo apo jo viktima e supozuar e Neymar-it.

Ish-burri i saj foli gjithashtu të martën për kanalin televiziv “Bandeirantes”. Ai u shpreh se djali që ka me Trindade tanimë është bërë objekt talljeje në shkollën ku ai studion, pasi Neymar publikoi për mbrojtje biseda dhe foto intime të gruas, si dhe përmendi edhe emrin e të miturit.

“Po kujdesemi shumë për të. Neymar është tashmë një figurë publike, djali im nuk është. Unë kam një origjinë të përulur dhe nëna e djalit tim gjithashtu. Në rrethin social që jetojmë, kjo gjë po ndikon shumë në rutinën e tij”- u shpreh Alves.

Neymar tashmë është thirrur nga autoritetet për të dëshmuar për publikimin e asaj videoje, në të cilën ai zbuloi bisedat që kishte me shkrim nga marsi deri në maj me viktimën e supozuar.

Avokati i gruas që akuzon futbollistin sakaq është tërhequr nga çështja me argumentin se klientja e tij kurrë nuk përmendi një rast të abuzimit seksual. Sipas tij, denoncimi ishte në parim vetëm për lëndrime trupore pasi ajo pretendon se është keqtrajtuar kur kishte kryer marrëdhënie konsensuale me sulmuesin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje